Kur bëhet fjalë për Pep Guardiolën është e sigurt që ai di të nuhasë talentin. Dhe sa herë tekniku pikëton një futbollist, atëherë një klub si Manchester City shpejton t’ia plotësojnë dëshirën. Kështu në krye të listës së blerjeve të kampionëve anglezë ka përfunduar Erling Braut Haland. Madje sipas mediave më vend, sulmuesi norvegjez ka pranuar paraprakisht marrëveshjen dhe në fund të sezonit pritet të transferohet në Premier League.

Haaland
Haaland

Sulmuesi norvegjez shkëlqeu në debubtimin e tij në Champions League, pasi me Salzburg shënoi tre gola në ndeshjen e parë. Jo vetëm kaq, pasi 19-vjeçari ka një mesatare të frikshme realizimi me 17 golat në 9 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin austriak. Jo më kot, emri i tij mori hpësirat kryesore në lajmet e merkatos, duke ndezur interesimin e madh të klubeve më të mëdhenj dhe më të pasur të Europës.

Haaland
Haaland

Por, kjo garë duket se është fituar nga Manchester City, që ka marrë një “PO” nga sulmuesi, duke përfituar edhe nga njohja e vjetër me babain e tij, që ka luajtur me këtë skuadër më shumë se një dekadë më parë. Nuk bëhen të ditura shifrat e këtij operacioni, por e sigurt është që më i fituari ëshë Salzburg. Klubi austriak shpenzoi vetëm 5 milion euro për të blerë kartonin e 19-vjeçari të janar, pasi ai u shpall golashënuesi më i mirë me kombëtaren U-20 të Norvegjisë në Botërorin e fundit. Me paraqitjet dhe golat e tij Haland ka rritur ndjeshëm vlerën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb