TIRANE – Jo gjithmonë ato që reklamohen në faqet online janë ashtu sic prezantohen, madje në disa raste janë edhe më keq. Në internet ka pafundësisht faqe online, të cilat reklamojnë e shesin produkte nga më të ndryshmet.

Çmimet e tyre shpesh herë janë me leverdi, pasi janë shumë më lirë se sa tek dyqani i lagjes.Por edhe me to duhet bërë kujdes, pasi nuk janë të pakta rastet që produkti që ju porosisni nuk është i njëjtë me atë që merrni, duke u zhgënjyer tërësisht.

Konsumatorët e pakënaqur nga porositë që kanë bërë online kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale rezultatet e tmerrshme të blerjeve të tyre shkruan Daily Mail.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: