KOSOVË- Këngëtari Blero Muharremi ka postuar një foto ndryshe në Instagram. Blero shfaqet përkrah ish-diktatori gjerman Adolf Hitler. Blero në foto ngjan shumë me diktatorin si nga modeli i flokëve ashtu edhe nga mustaqet.

Sigurisht që kjo fotografi është montazh, por nuk mund të themi nëse ka qenë vetë Blero që e ka montuar.

Në vendet perëndimore, imitimi i Hitlerit ka edhe masa ndëshkuese sikurse është burgimi. Nuk dimë nëse Blero ka informacione se ç’ndodh në botë nëse bëhet një krahasim i tillë.

Blero duket sikur është i dhënë pas krahasimit të vetes së tij me njerëz të njohur të fushave të ndryshme, këtë radhë zgjodhi një diktator ndërsa vetëm pak kohë më parë zgjodhi të krahasohej me Brad Pitt.
(a.h/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: