Afrona Dika festoi ditën e djeshme (9 gusht) 30 vjetorin e lindjes. Për herë të pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’ pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

Dhe urimi që Afrona Dika ka për veten e saj në ditën e lindjes është, “Gëzuar për fillime të reja”. Kështu ka shkruar vetë ajo në një postim në Instastory.

Duket se me këtë status Afrona po konfirmon ndarjen nga Blero se është gati për një fillim të ri. Megjithatë ajo nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë dhe konkrete në lidhje me raportin e saj me këngëtarin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndër të tjera duket se nuk ka munguar ‘urimi’ nga ana e Bleros, i cili nuk mori një të tillë nga ana e Afronës kur festoi ditëlindjen. Këngëtari ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës ka vendosur thjesht një trëndafil.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb