TIRANE

Vetëm pak kohë më parë, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona konfirmuan ndarjen e tyre. Vetë çifti nuk foli kurrë për fundin e martesës, por nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk i kanë kursyer ironitë në rrjetet sociale.

Por duket se ditët e fundit, modelja ngriti shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj. Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.

“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vetë ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioze e ku ka shkruar “Më thanë ta postojë këtë foto, por mund ta shlyej më vonë”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se çifti mund të jetë rikthyer bashkë për sa kohë Afrona ka në dorë një unazë martese.

Por për të përgënjeshtruar gjithçka është kujdesur Blero. Duke zbuluar se situata mes ish-bashkëshortëve është e rënduar, këngëtari u shpreh se gjithçka mes tyre ka përfunduar në maj.
“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, ka shkruar Blero.

“Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, ka shkruar ai.

“Lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik”, shprehej artisti.

Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.

Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.

Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete.

Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në “InstaStory”, ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.

Gjë që u interpretua si një tjetër ‘thumbim’ për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ishpartneren. Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo Di Caprio: Të mos dalë me femra mbi 25 vjeç.

Këngëtari ‘goditi’ me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro Di Caprios për femrat nën 25-vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.

Pak ditë pas këtij statusi, Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për t’u rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh.

Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: