Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Zymber Bajraktari bletërritës në Mitrovicë (ApiMedica) ka folur për mbështetjen e madhe të qeverisë ndaj këtij sektori, trajnimet dhe tregtimin e mjaltit. Bajraktari tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i madh dhe se Kosova tregton mjaltë të klasit të parë.

“Federata e bletarëve shqiptarë u bashkua me bletarë nga Tetova, Prizreni për të shkëmbyer eksperienca, por këtë vit nuk po organizohemi pasi u prekëm nga pandemia e coronavirusit. Kam 400-500 bletë dhe një qendër të madhe që nxjerr mjaltë. Bletarët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkëpunojmë në çdo rast. Ne në Kosovë kemi ndihmesë të madhe nga qeveria, ku bletarët marrin grande 200 mijë euro dhe janë të priviligjuar nga shteti.
Për bletërritësit jepet subvencion 15 euro për koshere. Për të ecur më lart duhet rritje profesionale. Këtë vit kemi më pak vdekshmëri, morëm ekspertë edhe nga Shqipëria për trajnime. Kemi 12 ekspertë të bletarisë për trajnime duke ulur vdekshmërinë, shqetësuese është ardhja e ilçeve, pasi nuk ka kontroll nga shteti.
Përsa i përket cilësisë, në Kosovë kemi bërë analiza edhe jashtë vendit, ku ka dalë mjaltë i klasit të parë, është mjaltë i trojeve shqiptare, më i miri. E tregtojmë kryesisht në qytetet tona, brenda Kosovës, kam dy dyqane ku shes mjaltë”-tha Zymber Bajraktari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb