Një vajzë e re ka zbuluar se si krijimi i një llogarie në “OnlyFans”, e ka ndihmuar atë që të blejë një shtëpi me pesë dhoma gjumi, me vlerë mbi 500 mijë paund. Gjithashtu ka blerë edhe makinën e saj të ëndrrave, falë grumbullimit të një vlere të madhe prej 300 mijë paund, vetëm në 18 muaj.

Morgan Doyne nga Barnsley ka zbuluar se njerëzit i bëjnë komente negative në rrjetet sociale për mënyrën se si po fiton para. 24-vjeçarja shton se ajo do të qeshë e fundit, pasi ka siguruar një shumë të qëndrueshme prej 35 mijë paund në muaj.

Fansat e saj regjistrohen në faqen e Morgan dhe paguajnë para për të pasur qasje në fotografitë dhe videot provokuese që ajo vendos të ndajë me ta. Fanatikja e palestrës, e cila ka synimet e saj për një karrierë personale të trajnimit, pretendos se paratë që bën me “OnlyFans” e kanë lejuar atë që të blejë një

“FordMustag” të kuq për 40 mijë paund.
Pavarësisht suksesit të saj financiar, 24-vjeçarja shprehet se shpesh “xhelozët” godasin faqen e saj, por ajo sërish vijon më fuqishëm se asnjëherë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb