Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projektligjin për Portin ne Durrësit.

Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri, e pyetur nga zoti Bardhi në lidhje me ofrimin e shtetësisë shqiptare për shtetasit e huaj që do të blejnë një pronë në port, k sqaruar se ky është një stimul që tashmë ekziston në ligjet e vendit.

E pyetur nëse është konsultuar me BE një fakt i tillë i cili mund të sjellë pasoja në regjimin e  vizave për shtetasit shqiptarë, Kokona tha se është një praktikë globale dhe e praktikuar edhe nga vende anëtare të BE.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Pyetja e fundit ka të bëjë me mundësinë që aa që blejnë apartamente, kanë mundësi të aplikojnë për shtetësi shqiptare. Ai është konsultuar me Komisionin Europian se mund të sjellë efekte në liberalizimin e vizave.

Kokona: Parashikimi me stimujt me të drejtë i referohet programe ve të veçanta në fushën e shtetësisë e rezidencës, programe që edhe mos të ishte ky ligj në fuqi, parashikohen në ligjet e Shqipërisë, ligji për të huajt dhe ai për shtetësinë. Praktika prezente globalisht dhe shtete anëtare të BE.

Ajo çfarë i referohet BE në rekomandimet e 2014 ka të bëjë me tipologjinë e kushtet e programeve të veçanta, që nuk janë miratuar me këtë ligj, janë mundësi që i jepen një shteti për të autorizuar nxjerrjen e legjislacionit përkatës.

Në rastin e rezidencave të arta, kanë lindur se zbatim i të drejtave kushtetuese për të ushtruar aktivitet tregtar. Nuk mund të hapin një aktivitet e të mos kenë akses.

Programe të veçanta hartohen me BE. Nuk është programi që është [problematik. Nuk është i ndryshëm nga stimuj që janë miratuar tashmë nga ligjet e vendit.

Theksi i komenteve të BE i referohet kritereve specifike të programit të veçantë dhe kontrollit të subjekteve që plotësojnë kushtet për të marrë stimujt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb