Qeveria italiane do të ofrojë një subvencion prej 70 %, deri në 500 euro, për njerëzit që blejnë një biçikletë ose skuter elektrik ose që regjistrohen në shërbimet e shpërndarjes së biçikletave dhe skuterave.

Ministrja e Transportit, Paola De Micheli, tha sot se masa do të jetë pjesë e një pakete të ardhshme stimulimi prej 55 miliardë eurosh për ekonominë e goditur nga koronavirusi.

“Për shkak të kërkesave për distancimin social, shumë më pak njerëz do të jenë në gjendje të marrin autobusët dhe trenat, duke u detyruar të marrin në konsideratë mënyra alternative të lëvizjes”, tha De Micheli.

Subvencioni do të jetë i kufizuar për banorët e qyteteve më të mëdha, me të paktën 50 000 banorë dhe ka për qëllim mbështetjen e lëvizjes së gjelbër gjatë fazës së pasbllokimit të Italisë.

Qeveria po planifikon, gjithashtu, ndryshime në kodin e autostradës për ta bërë më të lehtë për autoritetet lokale krijimin e korsive të reja të biçikletave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb