SARANDË

Policia e Sarandës ka shoqëruar këtë të enjte katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat. “BalkanWeb” mëson se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA)

Gjithashtu burime konfidenciale i thanë “BalkanWeb” se  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhërarrestet për katër efektivët e shoqëruar me iniciale K.Ç; Th.Gj; Sh.G; N.L.

Katër policët dyshohen të përfshirë në falsifikime dokumentesh për kalim ilegal të shtetasve dhe automjeteve të ndryshme nga pika e kalimit kufitar Qafë-Botë.

Ndërkohë mësohet se katër efektivë janë nisur në Tiranë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb