Plot 352 gjoba ka vendosur policia rrugore sot për një afat kohor prej 60 minutash në të gjithë vendin. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Aksioni ka si qëllim kontrollin për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30, ndërsa u angazhuan rreth 580 punonjës policie në total, si dhe u ngritën e funksionuan 114 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Ndërkaq policia ka publikuar një video gjatë aksionit, ku një shofer furgoni ndalohet pasi ishte pa rrip por nuk bie dakord për gjobën. Ai i thotë efektivit të policisë që e ka ndaluar se ‘sapo hipi në makinë’. Por pavarësisht kësaj polici ka vijuar detyrën.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1926975457588816/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb