Edhe sot Policia Rrugore në të gjithë vendin ka zhvilluar të ashtuquajturin “Blici Rrugor” ku për një orë në 12 qarqet e vendit ka pasur një aksion për kontrollin e drejtuesve të mjeteve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit; përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; për shpejtësi tej normave të lejuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor është shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:00. Sot u angazhuan rreth 640 punonjës Policie në total, si dhe u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

144 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
113 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 117 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb