NGA ANISA YMERI* TIRANË- Mirënjohje përmes tingujsh, përmes muzikës së interpretuar nga pianistët shqiptarë të të gjithë gjeneratave! Mirënjohje për këdo që ishte në këtë sallë dhe për këdo që me kontributin e tij, mundi t’i dhurojë këtë piano të re Universitetit të Arteve, një piano koncertale e munguar për këtë skenë, e munguar sepse politikat publike e patën vëmendjen larg saj ndër dekada.

Një nismë e pianistes Merita Rexha Tërshana që daton në dhjetor dhe pas pak muajsh, shqiptarët mundën ta blinin pianon koncertale për artistët shqiptarë dhe të huaj që luajnë në këtë skenë, që bëjnë art në kryeqytetin tonë e që për vite me radhë kanë qenë të shtrënguar të luajnë në një piano që nuk u përgjigjej gishtave të tyre.

Qe ky koncerti përurues i kësaj pianoje të re që disa dhjetëra shqiptarë, artistë apo mjekë, fëmijë apo të rritur, shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo gjetkë, vendosën t’ia dhuronin të vetmes shkollë të lartë të artit në vend. Një gjest që simbolikën e ka tej një gjesti, simbolika është edhe më, të lëshojë alarmin SOS për mungesën e politikave kulturore në vend.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: