Para një jave, Christian Eriksen tronditi të gjithë botën, teksa pësoi arrest kardiak në mes të ndeshjes. Lojtarit iu ndal zemra për disa minuta teksa u soll përsëri në jetë falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të ekipit dhe mjekëve.

Sakaq, danezi tanimë e ka kaluar pjesën më të vështirë, gjatë javës që po lemë pas ai iu nënshtrua një operacioni në zemër. Më saktësisht, sportisti është pajisur me një defibrilator, e cila shërben për stabilizimin e rrahjeve të zemrës.

Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, nën shoqërinë e familjarëve. Por kjo periudhë duket se nuk është aspak e mirë për 29-vjeçarin pasi po përballet me shumë deklarata, që e shohin atë jashtë fushave të blerta. Për të folur për këtë tematikë, ka menduar Daley Blind.

Mbrojtësi holandez, ka të njëjtën problem si Eriksen, edhe ka në zemër një defibrilator, ndërsa aktualisht, mbron ngjyrat e Ajax.

“Shikoni ku jam sot. Këtë dua t’ju them të gjithëve. Lërini Christian të qetë. Unë u riktheva në fushë sapo stafi më dha dritën jeshile për të bërë këtë gjë. Nuk kisha arsye për të mos luajtur përsëri në nivele të larta. Gjëja e vetme, është që të largoja nga koka të gjitha deklaratat, gjithçka që kishte të bënte me mua dhe të vazhdoja përpara”, tha Blind.

Blind kujton më të tjera momentin kur mësoi se ishte përsëri i gatshëm për të luajtur.

“Nuk kisha frikë! Isha i lumtur që po rikthehesha e të luaja përsëri. Sapo mjekët më thanë që tani mund të luash, e bëra menjëherë, lashë prapa të gjithë frikën dhe tensionet”, përfundoi Blind.

Për t’u rikthyer sërish te rasti i Eriksen. Danezi, ashtu siç është konfirmuar nga mjekët, në muajt në vijim, pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera
mjekësore. Pritet që mjekët të shohin rezultatet e këtyre ekzaminimeve për të parë se çfarë do të ndodhë me fantazistin, por sa i përket Italisë, shtet ku ai luan aktualisht për Interin, ka rregulla shumë strikte për lojtarët që kanë probleme në zemër. Ndaj për këtë arsye, zërat që danezin e shohin larg Milanos po shtohen dita ditës. Për kampionate si ai i Holandës, është më e lehtë të luash, e të marrësh pjesë, ndaj nuk mund të përjashtohet një rikthim i Eriksen në Ajax, klubit që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb