Forca të shumta policore kanë “blinduar” me të gdhirë Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga 30 qershori, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se kryebashkiaku Duro ka pozicionuar 30 policë të Forcave Speciale në ambientet e brendshme të institucionit. Gazetarja Kodra sjell foto dhe video nga bashkia, e cila duket si në “shtetrrethim” nga forcat e policisë.

Ndërkohë, nga ana e saj opozita ka paralajmëruar protestë kundër kreut të ri të bashkisë, Eduard Duro, i cili u betua të premten, duke marrë zyrtarisht detyrën. Mbështetësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen para bashkisë, ndërsa nuk përjashtohen edhe përplasjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb