ELBASAN

Në orët e para të mbrëmjes të se dielës, Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave ‘Shqiponja’ dhe të FNSH-së.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve , por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb