Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Bëhet fjalë për Altin Ndocin si edhe 22-vjecarin Klevis Alla, të arrestuar ditën e djeshme nga policia në kuadër të operacionit “Shën Vlash”.

Nën masa të rrepte sigurie, vetëm njëri prej të akuzuarve u ul doli para togave të zeza, ndërkohë që seanca u zhvillua për gati 1 orë e 20 minuta. Sajmir Visha, avokati i të akuzuarit, Altin Ndocin deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ndërkohë, Visha kërkoi edhe ballafaqimin në seancë të të dy autorëve të dyshuar për krimin.

Në cilësinë e provës materiale policis njoftoi se sekuestroi 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb