Ndeshja e së premtes mes Shqipërisë dhe Turqisë, e para në fushatën eliminatore të Euro 2020 do të zhvillohet në masa rë rrepta sigurie. Policia e Shtetit bëri publike masat që do të merren për mbarëvajtjen e sfidës që do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 20:45.

Policia Ne Elbasan Arena
Policia Ne Elbasan Arena

NJOFTIMI I POLICISË:

“Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e qytetit Shkodër, si nga krahu lindor, ashtu edhe nga krahu perëndimor. Për parkim të automjeteve në qytetin e Shkodrës do të përdoren sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish-Ndërmarrja e Fermentimit, gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”, sheshi te stacioni i trenit të udhëtarëve, sheshi dhe rruga te “Fusha e druve” në unazën lindore”.
Ndërkohë që ftohen edhe tifozët të fillojnë hyrjen prej orës 17:00 në stadium për të shmangur radhët dhe rrëmujën, ndërsa nuk do të lejohen sendet metalike, mjeteve piroteknike, teksa tifozët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi.
Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb