Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka biseduar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në pjesën lindore të NATO-s.

Lajmi është bëri i ditur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Sipas tij Blinken ka theksuar domosdoshmërinë për një bashkim të fortë kundër qeverisë rusë në luftën kundër Ukrainës.

Gjithashtu sekretari amerikan i Shtetit theksoi se Amerika mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa të dy sëbashku kanë pranuar që krahu lindor i NATO-s duhet të forcohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb