Sekretari i Shtetit, Antony Blinken është shprehur besimplotë se SHBA së shpejti do të jetë në gjendje që Suedinë dhe Finlandën t’i shohë, aleatë të NATO-s.  Gjithashtu Blinken ka vënë në dukje edhe shqetësimet e dy vendeve nordike me Turqinë, duke theksuar se këto shqetësime kanë marrë vëmendjen e SHBA.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe mes SHBA-së dhe Turqisë. Finlanda dhe Suedia kanë pasur një proces produktiv të punës me Turqinë për të adresuar shqetësimet dhe janë ndërmarrë hapa konkretë. Unë kam të gjitha pritjet që të dy do të bëhen anëtarë zyrtarë së shpejti,” tha ai.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n këtë vit pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por Turqia refuzoi të miratonte kërkesën e tyre derisa të plotësoheshin një numër kërkesash, duke përfshirë një qëndrim më të ashpër kundër militantëve kurdë dhe heqjen e një embargoje të armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb