Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka mbërritur në Tokio për të nderuar ish-kryeministrin e vrarë Shinzo Abe.

Diplomati i lartë amerikan ka zbarkuar në bazën ushtarake në Yokota dhe pritet të takohet edhe me kryeministrin Fumio Kishida.

Kujtojmë se ish-kryeministri japonez u vra disa ditë më parë teksa po mbante edhe një fjalim. Ngjarja tronditi mbarë botën.

Ndërkohë ditën e djeshme partia konservatore e ish-kryeministrit të vrarë fitoi zgjedhjet me një rezultat historik.

“Ëndrra e fundit e Shinzo Abe u bë realitet”, ishin ndër titujt e gazetave të mediave të huaja që pasqyruan rezultatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb