Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të zhvillojë javën e ardhshme një udhëtim në Kinë.

Administrata e Biden po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën, të cilat patën një përkeqësim pasi një balonë kineze u rrëzua mbi hapësirën ajrore të SHBA.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Blinken do të jetë në Pekin më 18 qershor, ndërsa do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Qin Gang. Ndërsa nuk dihet nëse do të takohet edhe me presidentin Xi Jinping.

Ndërkohë nga ana e Ministrisë së Jashtme kineze ende nuk ka pasur një konfirmim për këtë takim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb