Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Poloni. Blinken ka udhëtuar në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare.

Blinken është në Rzeszow, një qytet juglindor pranë kufirit me Ukrainën, nëpërmjet të cilit qindra njerëz janë larguar pas pushtimit të Ukrainës.

Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e Jashtëm të NATO-s dhe Bashkimin Europion Zbigniew Rau.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. paqja dhe siguria janë nën kërcënim si kurrë më parë në të rajon, që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ndër të tjera Blinken.

Kujtojmë se më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb