Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të njoftojë ndarjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën në shumën prej 175 deri në 200 milionë dollarë gjatë vizitës së tij aktuale në Kiev.

Një tjetër paketë më e madhe e ndihmës ushtarake do të shpallet nga SHBA më vonë gjatë javës.

Siç tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në lidhje me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë “të gjithë ndihmën e nevojshme” për Ukrainën në fushën e sigurisë, një nga prioritetet kryesore të Uashingtonit është furnizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore për Kiev. Agjencia AFP, e cila citon fjalët e tij, tregon se bëhet fjalë për asistencë në kuadër të kundërofensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb