Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Lituani.

Blinken u shpreh se Rusia kërkon të minojë demokracinë e Lituanisë dhe të mbjellë polarizim me sulme kibernetike dhe dezinformacion.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA janë të bashkuar dhe të vendosur për të qëndruar me Ukrainën, ndërsa sulmet ruse vijojnë në ditën e 12.

“SHBA dhe aleatët janë të gatshme të përballojnë çdo kërcënim duke përfshirë dërgimin e 7,000 forcave të tjera amerikane në Europë dhe ripozicionimin e të tjera forcave në krahun lindor të NATO-s. Sulmi ndaj njërit shtet është sulm ndaj të gjithëve. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb