Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në diplomaci kuptimplote me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithatë, sipas tij, Moska as që tregon shenja të një dëshire të tillë.

Ai e deklaroi këtë të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna në Uashington.

Blinken tha se SHBA do të shqyrtojë të gjitha mjetet për të çuar përpara diplomacinë, megjithatë, Rusia nuk tregon ndonjë shenjë të dëshirës për të marrë pjesë në diplomaci kuptimplote.

Blinken tha se kur bëhet fjalë për përfundimin e luftës përmes përpjekjeve diplomatike, kjo varet tërësisht nga fakti nëse Federata Ruse arrin një pikë ku është vërtet e interesuar t’i japë fund agresionit që ka nisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb