Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se çdo vend evropian që është palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duhet të arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai shkon për vizita.

“Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë dhe ka detyrime duhet të përmbushë detyrimet e tij,” tha Blinken.

Blinken nuk deklaroi nëse autoritetet amerikane do ta dorëzonin presidentin rus në GJPN nëse ai do vizitonte këtë vend, duke vënë në dukje se SHBA nuk e njeh këtë gjykatë.

“Unë nuk mendoj se ai ka ndonjë plan për të udhëtuar së shpejti,” tha Blinken.

Putini ka pasur pak udhëtime jashtë Rusisë vitet e fundit dhe nuk ka udhëtuar në SHBA që nga viti 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb