Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se të drejtat e njeriut ishin një nga pikat kryesore në rendin e ditës në bisedimet me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Egjiptit gjatë një vizite në Kajro më 30 janar.

Blinken tha se SHBA do të vazhdojë të inkurajojë Egjiptin që të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të drejtat e njeriut, duke përfshirë lirimin e më shumë të burgosurve politikë dhe reformimin e paraburgimit.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, Blinken tha gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve në Libi këtë vit ishte e vetmja rrugë e mundshme për një zgjidhje të qëndrueshme në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb