Disa javë pas bllokimit të 1.2 ton kanabisi në Greqi që vinte nga Shqipëria, një prej të arrestuarve shqiptarë ka dëshmuar para autoriteteve hetimore.

Shqiptari i arrestuar, 26-vjeçari A.V, pranon vetëm akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi. Ai thotë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë, pasi i duheshin për një të afërm që ka probleme shëndetësore.

Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke.

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,”- tha shqiptari.

“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan.’’- tha avokatja e një prej të akuzuarve.

“Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër me probleme serioze shëndetësore për një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor.”- shtoi ajo.

Skafi i shqiptarëve u pikas në Gythio nga një patrullë që më 8 tetor teksa ka manovruar duke u larguar me shpejtësi. Disa ditë më pas ky skaf u gjet gjysmë i mbytur teksa droga e vendosur në 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako kapte sasinë e 1.2 ton drogë me vlerë 6 mln euro.

Operacioni përfundoi më 13 tetor me arrestimin e dy shqiptarëve teksa mediat greke shkruanin dhe për dy të huaj të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb