Pas bllokimit të tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, në të cilën kishte thuhet se kishte një ngarkesë me mbetje të rrezikshme që do të futeshin në vendin tonë, vjen një reagim drejtuesit italianë të këtij mjeti lundrimi.

Përmes një deklarate për mediat, bëhet e ditur se anija ‘Sant Damian’ dorëzon mbetje në firmat e autorizuara, siç ishte dhe rasti i firmës “Delfini” në Vlorë. Sipas tyre, firma shqiptare është e licensuar nga autoritetet.

DEKLARATA
Si te gjitha anijet e tjera edhe Santa Damina dorezon mbetjet firmave te specializuar dhe te autorizuara nga autoritete te ndryshme lokale. Firma Delfini e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoroitete shqiptare eshte e licencuar per keto trajtimesh dhe ka nje kontrate te rregull me tragetin San Damian. Ashtu sikurse vepron edhe anija Prince dhe shume anije te tjera qe ankorohen ne Portin e Vlores. Ashtu sikurse edhe Petrolifera dorezon mbetjet per perpunim. Firma Delfini sapo dorezon mbetjet i jep anijes edhe nje kopje te dokuemtit ku ka te shenuar sasine e mbetjeve te dorezuara. Dokumetit i bashkagjintet nje tjeter dokument, i cili vlen per kontrollin e te gjitha kapitenerive te botes.

  • foto galeri

TE ARRESTUAR
Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: