KF Tirana ka reaguar për lajmet lidhur me bllokimin e merkatos. Sipas njoftimit zyrtar të bardhebluve, po punohet me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur ëktë ccështje.

Sipas KF Tiranës, klubi për çëshjen në fjalë ka qenë palë e tretë dhe s’ka të bëjë me borxh të prapambetur.

Thuhet se bardhebluve iu është ndaluar merkatoja pasi kanë humbur gjyqin me Moktar Cise, ish-lojtarin e Tiranës dhe klubi i detyrohet tashmë t’i japë 200 mijë euro. Për këtë dënim FIFA duket se i ka bllokuar merkaton Tiranës.

Për ironi të fatit ky vendim duket se ka ardhur një ditë pasi Partizanit iu zhbllokua merkatoja teksa sot KF Tirana bëri me dije se kishte huazuar sulmuesin e kombëtares, Taulant Seferin.

REAGIMI NGA KF TIRANA

Klubi I Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë I ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje.  Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb