QAFË THANË

Situata e rëndë në Qafë Thanë ka vendosur në lëvizje dhe vetë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun e cila ka shkuar në juglindje.

Prej disa orësh dhjetëra automjete janë të bllokuara, kryesisht në aksin që të çon në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut. Shkak janë bërë disa automjete të braktisura dhe dëbora e cila thuajse i mbulon mjetet.

BalkanWeb mëson se Balluku po ndjek situatën nga afër së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb