Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘France24’ ka folur për negociatat dhe samitin në Bruksel.

Rama është shprehur se nuk është Shqipëria jo që ka bërë një proces të ngadalë drejt BE, por është Bashkimi Europian që ka ngadalësuar përparimin për këtë proces.

Më tej kryeministri Rama ka theksuar se nuk është më i frustruar, por është më tepër i trishtuar nga dështimi i BE për të përmbushur premtimin e dhënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është Shqipëria që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por BE-ja është ngadalësuar. Nuk jam i frustruar, por tepër i trishtuar nga dëshmia e Bashkimit Europian për të përmbushur premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet Rama.

Statusin e kandidatit në BE,  kryeministri Rama e përshkruan: “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve, por tha se ai e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, sesi ata parandalojnë avancimin e kundërreformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb