Autoriteti Rrugor Shqiptar reagon për situatë dramatike të krijuar pasditen e sotme në Librazhd, për shkak të motit me rrebeshe shiu e stuhi, ku u bllokua dhe rruga nacionale Librazhd-Elbasan.

ARRSH njofton se kompania e mirëmbajtjes ka dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për lirimin total të rrugës, ndërsa deri më tani kanë liruar vetëm njërin aks.

“Ka pasur reshje shiu ?️ me intesitet shumë të lartë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, për pasojë pati dhe rënië gurësh në trup të rrugës ?️
?Kompania e mirëmbajtjes? është ndodhur menjëherë në terren dhe po punohet në gjithë gjatësinë pranë Murashit me fadroma dhe punëtorë.
?Rruga është bërë e kalueshme vetëm në 1 korsi”, thekson ARRSH.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb