Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas bllokimit të Rrugës së Arbrit ditën që u inaugurua nga kryeministri Edi Rama. Me një reagim në Facebook Salianji shkruan se Rruga e Arbrit bllokohet që ditën e parë duke çarë daullet e qeverise.

Më tej ai shton se dhjetra qytetarë qendrojnë mes borës dhe ngricës ndërkohë që e verteta është qe në 8 vite Rama nuk ka përfunduar asnjë rrugë të vetme.

“Propoganda dhe injektimi i të pavërtetave metoda e Ramës për të mbuluar dështimet! Me shume se 330 miliard lek përveç TVSh thuajse 3 herë më shumë se tenderimi fillestar, 5 muaj para përfundimit të punimeve që me siguri sdihet sa do zgjasë Rruga e Arbrit bllokohet që ditën e parë duke çarë daullet e qeverise! Dhjetra qytetarë qendrojnë mes borës dhe ngricës ndërkohë që e verteta është qe në 8 vite Rama nuk ka përfunduar asnjë rrugë të vetme!”- shkruan Salianji.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: