Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me njoftimin e AKSHI-t se shërbimet online do të mbyllen sërish deri në mesnatë me qëllim përmirësimin e dhënieve të shërbimeve online.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se qindra milion euro të dhëna për shërbimet online janë vjedhur dhe rezultati është zero.

Ai ka shtuar se SPAK duhet të bënte të pamundurën për të hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera.

Postimi i plotë:

Korrupsioni i Qeverise se Rames ka vjedhur qindra milion euro per sherbimet on line, rezultati zero!

Sot njoftohet nga Qeveria perseri bllokimi i sherbimeve publike on-line.

Ku shkuan qindra milion euro investime, inaugurime dhe fjalime idiote kilometrike te Edi Rames.

Ku vajti revolucioni digital i Edi Rames, qe perfundoi ne revolucionin e hajdutllekut.

Jane vjedhur dhe shperdoruar para pa fund dhe rezultati ka qene nje krim i vertete:

Miliona karta identiteti,

Qindra mijra numra telefoni,

Qindra mijra targa makinash,

Qindra mijra lista rrogash jane ne duar te krimit dhe te mafias.

Siguria kombetare e tronditur ne themel

Siguria personale e qytetare te mes te kater rrugeve

Siguria e bisnesit e shkaterruar katerciperisht.

Siguria e cdo niveli ne rruge te madhe

SPAK duhet te bente naten e dite per te hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera per gjoja sherbimet on line te qeverise, qe kane bere te kunderten dhe kane tronditur kryq e themel çdo siguri te ketij vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb