Ministri i jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka sqaruar masat e marra nga vend i tij me qëllim reduktimin e vizave për qytetarët rusë.

“Në dispozicion të qytetarëve rusë për të aplikuar për viza, do të lihet vetëm një ditë në javë. Kjo pritet të reduktojë ndjeshëm dhënien e vizave për turistët nga Rusia”, ka deklaruar ai.

Vendet europiane kanë kohë që diskutojnë për ndalimin apo edhe reduktimin e vizave për rusët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: