TIRANË- Presidenti tërhiqet nga bllokimi i emërimit të ambasadorëve. Të paktën kështu duket nga vendimi i tij i fundit, ku dekreton si ambasador në Izrael, Bardhyl Canajn. Lajmi konfirmohet nga burimet e Presidencës.

Bardhyl Canaj ishte në mesin e 3 ambasadorëve të bllokuar bashkë me Visar Zhitin dhe Fatos Rekën në Maqedoni, pasi Presidenti pati deklaruar se nuk do t’i dekretonte për shkak se ministri i Jashtëm Bushati, nuk ishte konsultuar me të.

Kujtojmë se pak pas ngjarjeve në Kumanovë, Nishani dekretoi si ambasador Fatos Rekën në Maqedoni dhe tani vjen vendimi për Bardhyl Cenaj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: