ajoni i madh i Parisit humbi 15,5 miliardë euro (18,2 miliardë dollarë) në të ardhurat nga turizmi vitin e kaluar, ndërsa numri i vizitorëve në Qytetin e Dritës pësoi rënie të ndjeshme, sipas zyrtarëve francezë.

“Numri i turistëve u tkurr me dy të tretat, me një humbje të paparë prej 17,5 milionë vitin e kaluar”, deklaroi Komiteti Rajonal i Turizmit, duke fajësuar për këtë kufizimet e udhëtimit të vendosura në të gjithë globin.

Para krizës pandemike, Parisi numëronte rreth 50 milionë vizitorë në vit.

Në muajt e verës, korrik dhe gusht, turistët nga Gjermania udhëhoqën klientelën ndërkombëtare me një pjesë prej pak më shumë se 18 %.

Ata u ndoqën nga holandezët dhe britanikët.

Të ardhurat totale të turizmit për rajonin arritën në 6,4 miliardë euro.

Tërheqjet klasike turistike në zonë, të tilla si pallati i mbretit Louis XIV në Versajë ose muzeu impresionist Musee d’Orsay në Paris, regjistruan humbje të mëdha.

Komiteti raportoi se 2,7 milionë vizitorë e frekuentuan Muzeun e Luvrit, e llogaritur me 72 % më pak se vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb