Specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës një sasi mallrash dhe ilacesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL., pas kontrollit në skaner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ka rezultuar se ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilacesh. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë percjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb