Meksika njoftoi sot se ka bllokuar llogaritë bankare të rreth 20 personave të dyshuar si të lidhur me trafik njerëzish dhe se kanë organizuar karvanët me emigrantë ilegalë.

Ministria e Financave njoftoi në një komunikatë se “shërbimet sekrete kishin identifikuar 26 persona të dyshuar për një implikim të mundshëm në trafikun e emigrantëve dhe mbështetjen e karvanëve me klandestinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb