TIRANË

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se janë mbi 350 pasaporta diplomatike, të cilat mbahen nga persona të ndryshëm  në kundërshtim me ligjin.

Përmes një deklarate për mediat, ministri iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë një pasaportë të tillë që ta dorëzojnë sa më parë, pasi në të kundërt, ajo do të shpallet e pavlefshme.

Ministri theksoi mes tjerash se ka deputetë, gjyqtarë, e deri tek shoferë makinash, që mbajnë një pasaportë të tillë në kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore.

“Sot kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportës diplomatike në krahasim me vendet e zhvilluara. Sot në Shqipëria ka më shumë se 350 persona, që mbajnë pasaporta në kundërshtim me ligjin.  I ftoj publikisht të gjithë që të dorëzojnë pasaportën diplomatike dhe në rast se nuk e bejne, ata do të behën të pavlefshme. Përmirësim i kuadrit ligjor për pasaportat diplomatike është kusht i domosdoshëm. Pasaporta e Shqipërisë duhet të fuqizohet edhe më tej me liberalizimin e vizave me vendet e tjera”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb