Kur çdo ditë vëmë në pikëpyetje se çfarë hamë apo hynë në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarr një tjetër aksion në terren, ndërsa ka sekuestruar 51 ton miell misëri për kafshët.

Mësohet se trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misëri për kafshë” me origjinë nga Serbia.

Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin (8.6) më të lartë se norma e lejuar (5).

“Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë.
Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë. AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.”, thuhet ne njoftimin e AKU-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: