Një sasi parash cash, prej 70 mijë eurosh të padeklaruara që ishin gati të transferoheshin në Shqipëri janë bllokuar në portin e Brindisit.

Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza brenda një dere në shkallët e hyrjes së një autobusi linje. Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur brenda kutisë së improvizuar. Automjeti po nisej për në Durrës, teksa shoferi u ndalua nga policia italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb