Takimi për raundin e 1/8 në “Uefa Champions League” të martën kundër Realit, ka bërë që të gjithë avionët që të çojnë për në Madrid nga Italia të jenë të mbushur me tifozët e Napolit. Mbështetësit e kësaj skuadre po e presin me padurim ndeshjen kundër blaugranëve për të marrë hakun e asaj humbje të 30 viteve më parë, kur ekipi i Mardonës në atë kohë mundej vetëm falë një autogoli.

3917 tifozët që do të mbushin sektorin e mbështetësve të ekipit pritës në “Bernabeu” do të jenë vetëm një pjesë e vogël e ushtrisë “axurre” që të mërkurën në mbrëmje do të jetë e pranishme në Madrid. Siç bëhet e ditur, numri i tifozëve në total që pritet të zbarkojnë në kryeqytetin spanjoll është 10.000.
Deri tani janë prenotuar dhjetëra fluturime dhe, që nga dita e shortit, të gjithë avionët që do të shkojnë nga Italia në Madrid në orët e ardhshme, do të jenë të mbushur me tifozë të Napoli-t. Sepse ka nga ata që do të nisen nga Roma, disa të tjera nga Bari, madje edhe nga Bologna dhe nga ata që do të ndërrojnë avion në Stamboll, Bruksel dhe Cyrih para se të arrijnë Spanjën.
1191-real-madrid-vs-napoli-wallpaper-champions-league-2017
E gjitha kjo pa llogaritur napolitanët që jetojnë në Veriun e Italisë dhe ata që do të udhëtojnë me anije. Ky është rasti i Marias, gjyshja 83-vjeçare, që ka blerë bileta për bijtë, kunetërit dhe nipin 7-vjeçar Andrea, si dhuratë për Krishtlindje. Nisja do të bëhet nga Napoli të hënën në mbrëmje, zbarkimi do të bëhet në Barcelonë dhe më pas do të merret treni deri në Madrid. Mes më shumë se 10.000 tifozëve, që do të ndjekin Napoli-n e tyre, do të jenë edhe heronjtë e kombëtares italiane të vaterpolos që në 1992-in kanë fituar medaljen e artë në Barcelonë dhe shtatë tifozë që do të udhëtojnë me furgon për një revansh që e presin prej 30 vitesh. 4 mijë kilometra nga “San Paolo” në Madrid, nisja do të jetë të hënën.

Shtatë protagonistët do të veshin fanellat historike të Napoli-t të 1987-ës,skuadra e fundit e “axurrëve” që ka luajtur në Madrid një ndeshje zyrtare: nga numri 10 i Maradona-s te numri 1 i Garella-s. Gjatë rrugës, në Reggio Emilia, do të takohen me Nando “Rambo” De Napoli, autori i autogolit fatkeq që zhbllokoi atë ndeshje të 30 viteve më parë. Në mesnatën e 14 shkurtit është parashikuar mbërritja në Barcelonë, një Shën Valentin i veçantë për aventurierët napolitanë që do të nisin rrugën drejt Madridit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb