Ekipet e shpëtimit në Kharkiv po kërkojnë për një fëmijë të vogël mes rrënojave të një ndërtese të goditur nga raketat ruse, ka thënë zëdhënësi i shërbimit të emergjencave, Yevhen Vasylenko, raporton “BBC”.

“Qendra e qytetit sapo është goditur nga raketat”, është shprehur ai, teksa ka publikuar edhe pamje nga ndërtesat e shkatërruara nga raketat.

Ai ka thënë se zyrat e këshillit bashkiak, Pallati i Punës dhe disa banesa banimi janë dëmtuar nga shpërthimet e forta.

“Njerëzit po kërkojnë ndihmë. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje, duke kërkuar çdo familje, duke i nxjerrë njerëzit nga banesat”, ka deklaruar zyrtari, duke shtuar se “Ekipet e shpëtimit janë në kërkim, ka pasur raportime se një fëmijë i vogël është në ndërtesë dhe ka nevojë për ndihmë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb