Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se pedaloni rrezikon të mbytet.

Mësohet se pedaloni ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila është ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar dy personat që ndodheshin brenda.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj, dy peshkatarët kishin shkuar për të hedhur rrjetat, në afërsi të Hidrovorit, kur kanë rrezikuar të mbyten, por që fatmirësisht janë shpëtuar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb