DIBËR

Qarku Dibër është përfshirë nga moti i keq që në orët e para të ditës së sotme. Zona nën 1 mijë metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa pjesa tjetër nga reshjet e dëborës. Përreth 1 orë u bllokua qarkullimi i automjeteve në By-passin e Murrizit në rrugën e Arbrit si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës.

Ndërkohë reshje bore ka pasur edhe në fshatra të thellë të Dibrës si në Lurë, Selishtë, Kala e Dodës etj., por nuk ka pasur probleme. Burime nga zyrat e Mbrojtjes Civile në bashkitë e Qarkut Dibër thanë se të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme.

Problem pati në “Rrugën e Arbrit” mes dy lagjeve të Bulqizës, ku si rezultat i mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore, rruga u mbush me ujë duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb