Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa akse në vend. Një prej tyre është rruga nacionale Has-Tropojë, e cila është bllokuar për shkak të shembjes së skarpateve anësore.

Siç shihet edhe nga fotot në afërsi të Kamit, në vendin e quajtur “Ura e Skatinës” ka patur rrëshqitje masive të shkëmbinjve e gurëve. Por megjithëse ky është një aks i rëndësishëm për lidhjen e zonave veriore me njëra-tjetrën deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje për zhbllokimin e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: