Nga Enrik Mehmeti

VLORË- Për të disatën herë, sistemi Tims është kthyer në një shqetësim për pasagjerët e linjës Vlorë-Brindisi.

Kjo për shkak të bllokimit të tij dhe për pasojë dhe bllokim të kontrollit në terminal, gjë e cila ka sjellë dhe vonesë prej disa orësh.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi, për shkak të vonesave për shkak të bllokimit të sistemit është nisur me rreth 5 orë vonesë nga orari zyrtar i cili është rreth orës 14:00, ndërkohë që nga ana tjetër kjo situatë është e përsëritur kryesisht në fund të muajit gusht dhe fillim të muajit shtator.

Nga ana tjetër kontrollet strikte për persona me probleme  bëjnë që të gjitha kontrollet të bëhen vetëm kur sistemi Tims është funksional dhe kanë qenë të pakta rastet kur janë bërë manualisht por edhe në këtë rast nëpërmjet një kontrolli të imtësishëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb